Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Radikalizëm islamik në burgjet e Kosovës, BE tërheq vëmendjen

Radikalizëm islamik në burgjet e Kosovës, BE tërheq vëmendjen

10:36, 11/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Timo Soini, ka mbajtur fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë.

Ndërsa Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shtoi se ky projekt ka vlerë prej 2 milionë euro. Apostolova më tej ka shtuar se burgjet në Kosovë janë të mbipopulluar, përballen me radikalizëm e dhunë, raporton EO.

“Projekti financohet nga BE dhe miratohet nga Finlanda dhe Kosova. Ky projekt parqet përkushtimin e përbashkët dhe do të ngitet ndërgjegjësimi. Dua ta përmendi ndërtimin e burgut të sigurisë së lart që ka kushtuar rreth 3 milionë euro. Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme. Një tjetër aspekt është numri i të burgosurve të radikalizuar janë të ballafaquar me rrezikun që ky rrezik duhet të evitohet kur ata të largohen nga burgu”, ka thënë Apostolova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco