Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

A mendon ende Zaev se të dënuarit e Monstrës janë të pafajshëm? Ja përgjigja e tij!

A mendon ende Zaev se të dënuarit e Monstrës janë të pafajshëm? Ja përgjigja e tij!

11:14, 13/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është pyetur nëse ende i qëndron deklaratës se personat e dënuar në rastin “Monstra” janë të pafajshëm dhe nëse do të bëjë presion që ky rast të zgjidhet.

Përgjigja e Zaevit nuk ka qenë e prerë si në kohën kur ishte në opozitë, por megjithatë ka premtuar se edhe për këtë rast do të ketë drejtësi.

“Gjykata nuk ka presion prej askujt dhe ky është fakt, tani pushteti ekzekutiv që i ka mekanizmat nuk e bën një gjë të tillë. Kjo pyetje është për gjyqësorin dhe nuk më takon mua të tregoj se si duhet të zgjidhet, - tha ai për Gazetalajm. - Opinioni me vëmendje i përcjell të gjitha proceset edhe kundër Zaevit edhe kundër Gruevskit. Edhe si politikan edhe si kryetar i opozitës së atëhershme bëra mjaft përmes projektit "E vërteta për Maqedoninë". Drejtësia edhe në këtë rast do të jepet përmes procedurave adekuate”, deklaroi Zaev në emisionin “Otvoreno” në TV 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco