Qeveria e Kosovës shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit

Qeveria e Kosovës shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit

07:55, 12/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot mbledhjen e parë me kabinetin e tij qeveritar. Ai ka theksuar se programi qeverisës do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, brenda pak ditësh.

“Orientimi im është që, të hënën që do të vjen, t’i dorëzojmë parlamentit të vendit, popullit të Kosovës dhe të gjithëve, programin qeverisës”, ka thënë Haradinaj.

Ai, gjithashtu ka bërë edhe propozimin e parë për kabinetin qeveritar, propozim ky për shkarkimin e përbërjes së Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

“Ky komision, edhe ashtu e ka pasur afatin e skaduar. Është dashur të krijohet një komision i ri. Unë sot jam konsultuar edhe me partnerët politik. I propozoj qeverisë shkarkimin e këtij komisioni, sot. Njëkohësisht edhe ta votojmë komisionin e ardhshëm, por atëherë kur ta kemi të gatshëm. Ju njoftoj se i kam kërkuar dhe besuar udhëheqjen e këtij komisioni, profesor Shpëtim Bulliqit, i cili do ta merrte përsipër që ta krijuar një komision”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kabineti qeveritar kanë votuar propozimin e kryeministrit Haradinaj dhe ka marrë vendimin për shkarkimin e këtij komisioni./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco