Qeveria e re e Kosovës - Zbulohet sa ministri do të marrë partia serbe

Qeveria e re e Kosovës - Zbulohet sa ministri do të marrë partia serbe

17:27, 09/09/2017
A+ Aa A-

Në qeverinë e Ramush Haradinajt Lista Sërbe do të ketë Ministrinë e Kthimit dhe Bashkimit, atë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe të Pushtetit Vendor. Përveç kësaj dhe gjashtë poste zëvendësministrash.

Kështu është bërë e ditur pas takimit me përfaqësuesit e Listës Sërbe me drejtorin të Kancelarisë për Kosovën dhe Metohinë Marko Gjuric, raporton  Radio Televizioni Publik i Sërbisë.Raporti i Serbisë ndaj Haradinajt nuk ndryshon-theksoi Gjuric pas takimit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe (Srpska Lista) janë shprehur se nuk ekziston rast më i mirë se ky që i është paraqitur ndoshta jo fort i mire, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet e Kosovës dhe Metohisë në favor të mbijetesës në krahinën jugore serbe. Hyrja në qeveri do të na japë mundësinë të zgjedhim programin e Listës Serbe-shprehet Nenad Rikalo kandidat për ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Beteja për tri postet ministrore siç u shpreh Rikalo, ka qenë mjaft e rëndë dhe pjesëmarrja e Listës Sërbe nuk ishte shantazh, por kërkesë korrekte dhe siç pritet në të ardhmen, do të ketë për qëllim, ndërtimin e respektit ndaj popullit shqiptar.

Rikalo theksoi se tre postet ministrore, janë themelore për popullatën serbe. Kjo pasi Ministria e Kthimit dhe Bashkimit do të zgjidhë problematikën e kthimeve në masë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, ndërsa Ministria e Pushtetit Vendor ku në krye do të jetë Ivan Todosijevic ka një rol kyc në formimin e Bashkimit të Komunave Serbe.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco