Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë marshimin nëpër Tiranë

Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokën nusen 25-vjeçare, dyshonte se tradhtonte djalin! Pas krimit, gruaja pret policinë duke pirë cigare

Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokën nusen 25-vjeçare, dyshonte se tradhtonte djalin! Pas krimit, gruaja pret policinë duke pirë cigare

12:49, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku 25-vjeçarja Bursin Sahin është vrarë nga vjehrra e saj, 58-vjeçarja Menekshe K..

Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 58-vjeçarja e ka qëlluar nusen e saj dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Raportohet se pas krimit, autorja ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka bërtitur: “Vrava nusen, pastrova nderin tim”, ndërsa priste mbërritjen e policisë duke pirë cigare.

Sipas të njëjtave burime, motivi i krimit lidhet me dyshimet e 58-vjeçares se nusja po tradhtonte djalin e saj, i cili ndodhet në burg prej gjashtë vitesh.

Gjatë dëshmisë, ajo ka deklaruar se pati një debat me viktimën, duke e akuzuar për tradhti, dhe pasi kjo e fundit nuk reagoi, mori armën dhe e qëlloi.

Mediat raportojnë gjithashtu se autorja kishte zbuluar mesazhe që përforconin dyshimet për tradhti nga ana e nuses, me të cilën djali i saj kishte dy fëmijë.

Pas arrestimit, është mësuar se 58-vjeçarja kishte vuajtur më parë një dënim prej 6 vitesh e 8 muajsh burg për trafik narkotikësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco