Abuzimi me fondet bujqësore europiane ka tronditur parlamentin grek, duke sjellë dorëheqjen e tre ministrave dhe sekretarit të partisë Demokracia e Re, pas kërkesës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Skandali lidhet me subvencione të shpërndara në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 nga të cilat kanë përfituar zyrtarë, ndërsa ndryshe nga lëvizjet e qeverisë greke, për të njëjtat akuza qeveria shqiptare ka zgjedhur të mos reagojë dhe të pengojë drejtësinë për dënimin e abuzuesve.
Syri tv
Abuzimi me fondet e bujqësisë ka tronditur parlmanetin grek me tre ministra dhe sekretarin e partisë Demokracia e Re të dorëhequr pas skandalit të subvencioneve bujqësore evropiane. Ministrat që dhanë dorëheqjen janë Kostas Tsiaras, Giannis Kefalogiannis dhe Dimitris Vartzopoulos. Këto dorëheqje janë kërkuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis për të reaguar ndaj situatës dhe për të treguar se qeveria nuk do të mbrojë askënd.
Skandali lidhet me subvencione të marra në mënyrë të paligjshme nga Organizata e Pagesave për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në vitin 2021, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve elektronike dhe favorizimeve të caktuara për aplikime. Kryeministri Mitsotakis theksoi se kjo lëvizje tregon gatishmërinë e qeverisë për t’u përballur me çdo problem politik ose hije dyshimi.
Skandali i abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian që duhet tu shpërndaheshin fermerëve ka shpërthyer edhe në Shqipëri. Teksa Bashkimi Europian i bllokoi këto fonde për shkak të qindra abuzimeve dhe vjedhjes, ndryshe nga qeveritarët grekë, qeveria shqiptare në vend të reagimit dhe reflektimit ka zgjedhur që të fshehë abuzimet edhe pse me kosto të rënda për fermerët, duke penguar drejtësinë për dënimin e abuzuesve.
© SYRI.net