Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri!

Skandali i mashtrimit me fondet bujqësore në Greqi, japin dorëheqjen dy ministra dhe një zv.ministër

Skandali i mashtrimit me fondet bujqësore në Greqi, japin dorëheqjen dy ministra dhe një zv.ministër

14:59, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ministra dhe një zv minister grekë kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit të mashtrimit me qindra milionë euro fonde bujqësore, për të cilin autoritetet evropiane kanë kërkuar heqjen e imunitetit edhe për 11 deputetë të parlamentit.

Sipas mediave greke, ministri i Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras, Ministri i Mbrojtjes Civile Ioannis Kefalogiannis dhe Zëvendës ministri i Shëndetësisë Dimitris Vartzopoulos kanë dhënë dorëheqjen. Të tre zyrtarët janë përfshirë në skandalin e subvencioneve bujqësore që kanë prekur qeverinë greke.

Po ashtu, dorëheqjen dha edhe Kostas Skrekas nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re, emri i të cilit del gjithashtu në dosje.

Qeveria greke njoftoi menjëherë zëvendësimet. Evangelos Tournas, një ish-zëvendësministër për krizën klimatike dhe mbrojtjen civile, do të zëvendësojë Ioannis Kefalogiannis si ministër i Mbrojtjes Civile. Margaritis Schinas, një ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, do të pasojë Kostas Tsiaras si ministër i zhvillimit rural.

Ndërsa Makarios Lazaridis, përfaqësuesi i Demokracisë së Re në komisionin hetimor parlamentar për OPEKEPE, u emërua zëvendësministër i zhvillimit rural, duke pasuar Christos Kellas.

Skandali ka të bëjë me mashtrimin e dyshuar në pagesa nga agjencia shtetërore e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, tashmë e shfuqizuar, e cila trajtonte fondet e Bashkimit Evropian. Dosjet e hetimit që përfshijnë 11 ligjvënës të ND-së iu dërguan Parlamentit të premten, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve do të vendosë nëse do t’u heqë imunitetin e ligjvënësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco