Tronditet Parlamenti grek/ Tre ministra japin dorëheqjen pas skandalit me fondet bujqësore

Tronditet Parlamenti grek/ Tre ministra japin dorëheqjen pas skandalit me fondet bujqësore

11:58, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësi i qeverisë greke ka shpallur në mesditë një riformatim të kufizuar të kabinetit, pas zhvillimeve të fundit lidhur me skandalin e subvencioneve bujqësore europiane dhe dosjeve që janë dërguar në Parlament.

Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis, si dhe zv.ministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos, paraqitën dorëheqjet e tyre, të cilat sipas informacioneve janë kërkuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Dorëheqjen ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Demokracia e Re Kostas Skrekas.

Dorëheqjet lidhet me faktin se dje Prokuroria Evropiane i dërgoi Parlamentit grek një dosje të re , e treta e radhës, për skandalin e OPEKEPE-së, organizmi që shpërndante subvencionet bujqësore në mënyrë të paligjshme , duke kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë aktualë, nga Demokracia e Re.

NdĂ«rsa nĂ« total nĂ«n hetim janĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe 9 deputetĂ« tĂ« tjerĂ« konservatorĂ« mes tyre njĂ« ish-ministĂ«r dhe njĂ« ish-zĂ«vendĂ«sministĂ«r i BujqĂ«sisĂ«. PĂ«r tĂ« gjithĂ« kĂ«ta do tĂ« ketĂ« heqje imuniteti nĂ« ditĂ«t e ardhshme kur tĂ« vendosĂ« parlamenti pĂ«r t’i lejuar prokurorĂ«t evropianĂ« tĂ« vazhdojnĂ« hetimin..

Hetimi lidhet me subvencione bujqësore të marra në mënyrë të paligjshme në vitin 2021, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve elektronike dhe ndërhyrjeve për të favorizuar aplikime të caktuara.

Sipas emërimeve të reja në qeveri postin e ministrit të Zhvillimit Agrar e ka marrë Margariths Sxoinas , ish komisioner i BE disa vite më pare, Ministrër i Mbrojtjes Civile është emëruar Evaggelos Tournas dhe zv/minister i Zhvillimit Agrar,Makarios Lazaridis.

Mesazhi që ka dhënë me këtë lëvizje kryeministri Mitsotakis është se qeveria nuk do të mbulojë askënd dhe se do të reagojë menjëherë ndaj çdo rasti që krijon politikisht problematikë ose hije dyshimi.

Ky zhvillim ndodh në një moment kur qeveria e tij konservatore kritikohet ashpër nga opozita për skandalin në fjalë, por edhe për atë të përgjimeve ,tragjedinë e përplasjej së trenave, si edhe për shtrenjtësinë në çmimet e karburanteve dhe ato të shportës ushqimore apo të banesave që kanë gjunjëzuar shumicën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco