Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Tragjedi në brigjet e Turqisë, fundoset varka me emigrantë! Raportohet për 19 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Turqisë, fundoset varka me emigrantë! Raportohet për 19 të vdekur

10:47, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi.

Mediat turke raportojnë se nga operacioni i kërkim shpëtimit, arritën të shpëtojnë 20 emigrantë, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 19 të tjerëve.

Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık bëri me dije se emigrantët ishin afganë. Shkak i përmbysjes dhe fundosjes së varkës dyshohet të jetë moti i keq.

“Të gjithë ata që ishin në varkë ishin shtetas afganë. Për shkak të kushteve të këqija të detit dhe motit, varka u përmbyt dhe u fundos. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht nga ajri dhe deti. Hetimet tona për incidentin po vazhdojnë.“, njoftoi ai, raportojnë mediat vendase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco