Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik e miku i Putin krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik e miku i Putin krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

17:06, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një paradë ushtarake nën sloganin "Forca e Unitetit" u mbajt sot në Beograd të Serbisë. Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa u ekspozuan mbi 600 automjete, 70 avionë dhe 20 anije, bënë të ditur autoritetet

Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë".

Studentët u penguan nga pjesëtarë të Xhandarmërisë, të cilët i shpërndanë dhe i rrethuan, duke mos u lejuar pjesëmarrjen në paradë.

Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit.

Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake.

Ata u shoqëruan nga avionë bombardues "Shqiponja", të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues "Supergaleb" dhe avionëve stërvitorë "Lasta".

Anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen një kërcim me parashutë.

Kush ishin të ftuarit që morën pjesë në paradë?
Në paradën ushtarake të Serbisë në Beogard nuk pati fytyra shumë të njohura apo të rëndësishme nga bota e politikës.

Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, i njohur si mik i Putin, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco