Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Në Greqi shënohet rekordi europian i të nxehtit: 45 gradë në hije!

Në Greqi shënohet rekordi europian i të nxehtit: 45 gradë në hije!

21:38, 30/06/2017
A+ Aa A-

Në Greqinë fqinjë është shënuar vala më e madhe e të nxehtit në 10 vitet e fundit. Në Elefsina, pranë Athinës, është regjistruar mesditën e së premtes temperatura më e lartë sivjet në Europë, 45 gradë Celsius në hije.

Gjithashtu, në më shumë se 45 zona në të gjithë vendin janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Sipas meteorologëve bëhet fjalë për një fenomen të veçantë, pasi këto temperatura janë rreth 9 gradë më të larta sesa niveli normal i këtij muaji.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, si dhe nën hije e të shmangin daljet e paqëllimta, ndërsa në të gjithë vendin ka gatishmëri të lartë, pasi kanë shpërthyer zjarret e para në pyje.

Vala e të nxehtit që do të vazhdojë edhe në fundjavë krahasohet me atë të vitit 1987, kur vetëm në Athinë gjetën vdekjen 1.300 vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco