Krasniqi: PAN i ka votat për të formuar qeverinë

Krasniqi: PAN i ka votat për të formuar qeverinë

20:10, 30/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ripërsëritur fjalët e mandatarit të PAN për Kryeministër, duke thënë se ky koalicion i ka numrat për Formimin e Qeverisë.

Koalicioni PAN i ka 61 votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re dhe se qeverinë do ta bëjë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, tha Krasniqi për emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

“Nga informacionet që kam unë kandidati për Kyreministër i këtij koalicioni i ka numrat dhe se vetëm po pret certifikimin zyrtar të zgjedhjeve, pastaj konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë”, tha Krasniqi.

Ai thotë se ka deputetë nga subjekte të tjera politike shqiptare që janë shprehur të gatshëm për ta votuar qeverinë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Ne e dimë se deputetët sipas Kushtetutës e kanë të drejtën autonome për të marrë vendim që në fund të undit secili është përfaqësues i qytetarit të Kosovës. Unë konsideroj se jo vetëm deputetë të veçantë por edhe subjektet politike duhet të jenë më bashkëpunuese dhe vendit duhet t’ia dhënë një qeverisje”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco