Tre gratë që po  trondisin Maqedoninë me arrestime të mëdha politike Katica Janeva, Fatime Fetai, Lence Ristoska janë prokuroret anti­korrupsion që kërkojnë të burgosin ish kryeministrin e Maqedonisë.

Tre gratë që po trondisin Maqedoninë me arrestime të mëdha politike

10:09, 30/06/2017
A+ Aa A-

Ish- kryeministri maqedonas Nikola Gruevski do të përballet me të paktën 7 akuza që Prokuroria speciale e Maqedonisë ka ngritur kundër tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij në vite.

Gruevski qëndroi në rolin e kryeministrit mbi 1 dekadë, kohë gjatë së cilës, sidomos nga fundi, vendi u përfshi në kriza të forta politike dhe korrupsioni.

Katica Janeva, njëra ndër tre drejtueset e Prokurorisë speciale, tha se kanë ngritur padi për 94 persona, ish-ministra dhe të tjerë njerëz pranë Gruevskit, përfshirë ish-shefin e shërbimit sekret. Në total janë 18 çështje të ndryshme. Afati ligjor i ngritjes së këtyre padive ishte data 1 korrik, limit i cili u arrit me sukses.

Zyra e prokurorëve specialë në Maqedoni u ngrit vitin e kaluar me ngulmimin ndërkombëtar, në vija shumë të ngjashme me institucionet që po ngrihen edhe tek ne përmes reformës në drejtësi, shkruan PPU. Në Maqedoni ky institucion drejtohet nga tre gra, dhe për shumë maqedonas dhe shqiptarë të Maqedonisë optimistë, ato janë një "rreze drite."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sa mire....30/06/2017 11:34

Shpresoj shume qe edhe Shqiperia te arrije ne dite si keto. Te zhduken hajdutet politikane qe i moren cdo burim ketij vendi.

Shto koment

Denonco