Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Zv.presidenti amerikan Pence, takim me liderët e Ballkanit në Malin e Zi

Zv.presidenti amerikan Pence, takim me liderët e Ballkanit në Malin e Zi

09:45, 30/06/2017
A+ Aa A-

Mike Pence do të vizitojë Malin e Zi mes 30 korrikut dhe 2 gushtit, ku do të takojë kryetarët e Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë Malin e Zi, ku do të takohet me kryetarin e këtij vendi Filip Vujanoviçin dhe me kryeministrin Dushko Markoviç.

Pence është zyrtari më i lartë i adminsitratës së presidentit Donald Trump që viziton Ballkanin, shkruan dialogplus. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi zëvendëspresidenti Pence do të marrë pjesë në samitin e shteteve të Ballkanit perëndimor në kuadër të Kartës së Adriatikut. Në Mal të Zi Pence do të takohet me kryetarët e Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Gjatë vizitës treditore Pence do të vizitojë edhe Estoninë dhe Gjeorgjinë. Është paraparë edhe një takim me krerët e tri shteteve baltike. Në Gjeorgji Pence do të vizitojë edhe një manovër të përbashkët të ushtarëve amerikanë dhe gjeorgjianë.

Vizita e Pence në Ballkan, në vendet baltike dhe në Gjeorgji mund të jetë edhe sinjal ndaj Rusisë, e cila dyshohet se në mënyra të ndryshme po përpiqet të shtojë ndikimin destruktiv nga Baltiku në Ballkan. Në vjeshtë të vitit të kaluar një grup rusësh dhe serbësh, me gjasë të lidhur me shërbimin sekret të Kremlinit, tentuan një grusht shteti në Malin e Zi me qëllim të pengimit të zgjedhjeve parlamentare dhe anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Ndërkohë ky vend është anëtarësuar në NATO, e cila kështu ka futur nën kontroll edhe cepin e fundit të Adriatikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco