Kosova hyn në BE sipas modelit të UEFA-s

Kosova hyn në BE sipas modelit të UEFA-s

07:48, 30/06/2017
A+ Aa A-

Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me seli në Bruksel vlerëson se Kosova mund të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, edhe pse nuk është pranuar nga të gjitha shtetet e BE-së, sipas "modelit" të anëtarësimit në UEFA dhe disa organizata të tjera.

EPC, analizat e së cilës ndiqen nga Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera të BE-së, në "dokumentin për diskutim", thekson se qëllimi i Prishtinës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim dhe hyrje në BE vazhdon të jetë i "dyshimtë".

Arsyeja është, thuhet më tej, kryesisht fakti që pesë shtetet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si dhe rezultatet e mangëta të reformave të nevojshme evropiane për sundimin e ligjit, demokracisë efektive dhe ekonomisë së tregut./Zeri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco