Gjykata Speciale përgatitet të çojë para gjyqit, ish-ushtarët e UÇK David Schwendiman, kryeprokurori i Gjykatë Speciale të Kosovës

Gjykata Speciale përgatitet të çojë para gjyqit, ish-ushtarët e UÇK

15:42, 29/06/2017
A+ Aa A-

Ish-pjesëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët dyshohet se janë përgjegjës për vrasje, rrëmbime, tortura dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut gjatë dhe pas luftës në Kosovë, mund të dalin së shpejti në bankën e të akuzuarve sepse rregullat e reja të Gjykatës do të hyjnë në fuqi në shtatë ditë pasi ato u miratuan më në fund të mërkurën.

Nga Marija Ristiq, BIRN

Edhe pse me bazë në Hagë, Dhomat e Specializuara janë ligjërisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të pavarur nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe me staf ndërkombëtar, ndërkohë që të gjitha vendimet dhe emërimet që lidhen me Gjykatën do të bëhen nga Bashkimi Europian. Dhomat i kishin rregullat e procedurave dhe provave gati në mars. Por një muaj më vonë, Gjykata Kushtetuese vendosi që nga 208 rregulla të procedurave dhe provave, dhjetë dispozita nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ato u gjet se nuk ishin në përputhje me Kapitullin 2 të Kushtetutës së Kosovës që trajton të drejtat dhe liritë themelore dhe kishin lidhje me të drejtat e njerëzve gjatë hetimeve dhe çështjeve të administratës në Dhomat e Specializuara. Kështu që dhomat morën edhe një muaj e gjysmë kohë për të korrigjuar këto çështje në mënyrë që të sigurojnë se «do të zbatohen standardet më të larta të të drejtave të njeriut», tha kryetarja e Gjykatës së re Ekaterina Trenda¿lova. Rregullat e rishikuara të procedurave u miratuan përfundimisht të mërkurën, duke i hapur rrugë Prokurorisë të ngrejë zyrtarisht padi dhe të nisë gjyqe.

Cili është hapi i radhës i Prokurorisë?

Pas shtatë ditësh, kur rregullat e procedurës të hyjnë në fuqi, Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të ngrejë padi kundër ishanëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur spekulime se kush do të akuzohet, sidomos pasi raporti i parë i Këshillit të Europës në lidhje me krimet e dyshuara përmendi emrat e atyre që pretendohet të jenë përgjegjës, duke përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi. 

Megjithatë prokurori David Schwendiman deri më tani ka arritur t’i mbajë të fshehtë emrat.

Në një intervistë për BIRN nëntorin e kaluar, Schwendiman theksoi gjithashtu se objektivi i tij janë kriminelët e dyshuar dhe jo vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. «Unë i vihem nga pas organizatave apo etnive. Kërkoj përgjegjësinë individuale për atë që është bërë», u shpreh ai. Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse prokurori do të ngrejë padi të mbyllura apo publike. Gjatë çdo arrestimi, ai mund të mbështetet te Policia e EULEX-it, por edhe te forcat policore të Kosovës, si edhe të kërkojë bashkëpunim nga çdo shtet tjetër. Ligji i Kosovës mbi Dhomat e Specializuara e lejon gjithashtu Prokurorinë të ketë policinë e vet, por se si do të funksionojë ajo në praktikë mbetet ende një sekretpër shkak të ndjeshmërisë së detyrës. Megjithatë, shumë njerëz në Kosovë besojnë se ish-guerilët e paditur do të dorëzohen vullnetarisht në Gjykatë. Kur bëhet fjalë për ndalimin e tyre, policia do të ketë 48 orë kohë nga arrestimi për ta sjellë të dyshuarin para gjyqtarit, i cili do të vendosë masën e ndalimit. Ndërtesat e paraburgimit të Gjykatës do të jenë në Holandë.

Cili është mandati i Gjykatës?

Dhomat e Specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet që kanë ndodhur midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 dhe që janë kryer ose kanë nisur në Kosovë, që do të thotë se mund të ndjekë penalisht krimet e kryera në Shqipëri, pasi shumë nga të burgosurit që u morën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës u mbajtën nëpër kampe në veri të Shqipërisë.

Dhomat do të jenë në gjendje të ndjekin penalisht krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, shfarosje, skllavërim, dëbim, burgim, torturim, përdhunim, zhdukje me forcë dhe persekutime të tjera me baza politike, racore, etnike ose fetare. Ajo gjithashtu do të ndjekë penalisht krime lufte dhe shkelje të tjera – përfshirë shkatërrimin e pronave të civilëve, qytete, fshatra dhe ndërtesa fetare. Çfarë krimesh ka gjasa të gjykohen? Personi i fundit që foli me detaje rreth shkeljeve të pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Clint Williamson, kreu i Task Forcës Speciale të BE-së që hetoi pretendimet për abuzime të dhunshme të ngritura në raportin fillestar të Këshillit të Europës.

Në një deklaratë në vitin 2014, Williamson tha se ishin mbledhur mjaftueshëm prova për të ngritur padi kundër zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët «kanë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që u zhvillua kundër serbëve etnikë, romëve dhe popullsisë tjetër pakicë në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të tjerë të Kosovës që ata i etiketonin si bashkëpunëtorë të serbëve ose që kanë qenë kundërshtarë politikë të lidershipit të UÇK-së». Sipas Williamson, edhe në Kosovë pati spastrimi etnik të një numri të madh serbësh dhe romësh. Williamson tha gjithashtu se provat ishin bindëse se këto nuk ishin akte individësh mashtrues, por të zhvilluara në mënyrë të organizuar, duke shtuar se abuzimet që ndodhën pas qershorit 1999 përbënin krime kundër njerëzimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco