Kosovë, shpallen rezultatet e zgjedhjeve: PAN merr 39 mandate, VV merr 32 mandate dhe LAA, 29 mandate

Kosovë, shpallen rezultatet e zgjedhjeve: PAN merr 39 mandate, VV merr 32 mandate dhe LAA, 29 mandate

15:37, 29/06/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.

Fillimisht, kryetarja e KQZ-së falenderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që morën pjesë në këto zgjedhje, duke treguar para botës shembullin e vendit tonë për zgjedhje të lira, demokratike dhe sipas standarteve ndërkombëtare.

Po ashtu, Daka falenderoi edhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare për ndihmën që kanë dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse. Dalja e votuesve në zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ-së, ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë të Kosovës.

Në fund të konferencës, u bë e ditur se duke filluar nga tani fillon të rrjedhë afati 24 orësh për subjektet politike dhe kandidatët për të bërë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. 

Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të 11 qershorit mund t’i gjeni në këtë link.

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/326

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco