Maqedoni, spitali '8 Shtatori' kërkon urgjent infermierë

Maqedoni, spitali '8 Shtatori' kërkon urgjent infermierë

10:31, 29/06/2017
A+ Aa A-

Korridore dhe dhoma të zbrazura, sportele të mbyllura, salla kirurgjike të zbrazura, aparaturë e braktirsur – kjo është gjendje e ish spitalit ushtarak (8 Shtatori), që dikur ishte një nga qendrat mjekësore më të mëdha në Maqedoni. Katër salla kirurgjike dhe tre departamente, tanimë gjashtë muaj nuk punojnë për shkak të mungesës së stafit mjekësor.

Drejtori i spitalit, Sasho Stojçev, thotë se duhen punësime urgjente të infermiereve dhe personelit tjetër, që të mund të kthehet normaliteti në punë. Gjatë fushatës parazgjedhore ishte shpallur konkurs për punësimin e 60 infermiereve, ndërsa prej atëherë gjendje është edhe më alarmante.

Ndërsa, në ndërkohë rritet numri i pacientëve që presin në radhë, për të cilët është e pamundur trajtimi mjekësor dhe detyrohen që “shpëtim” të kërkojnë në sipitalet private.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është i njoftuar me situatën. Ai nesër do të realizojë takim me drejtorin e spitali dhe do të kërkojnë zgjidhje të përbashkët për punsimin e kuadrit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco