Shefi i NATO, Stoltenberg: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve

Shefi i NATO, Stoltenberg: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve

07:21, 29/06/2017
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pa përmbushjen e disa kushteve apo pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës.

“Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa i përmbushur kushtet e nevojshme, më saktësisht pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka thënë ai për mediet serbe.

Stoltenberg ka thënë se është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në pajtueshmëri me të gjitha rregullat.

“Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën”, ka shtuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, transmeton Insajderi.com.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco