Mediat ruse shpërthejnë ndaj Vuçiçit. Ja çfarë shkruajnë

Mediat ruse shpërthejnë ndaj Vuçiçit. Ja çfarë shkruajnë

22:55, 28/06/2017
A+ Aa A-

Politika e Jashtme e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç në gjashtë muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediat ruse ku kanë dominuar dy qëndrime të kundërta.

Nga njëra anë politika e Vuçiçit ndaj Rusisë është pranuar me mirëkuptim dhe miratim ndërsa disa media shtetërore haptas kanë deklaruar se presidenti serb do ta çojë Serbinë drejt NATO-s dhe se ai është një tradhtar i Rusisë.

Politikani rusi i cili jeton në Beograd, Nikita Bondarjev beson se është ende herët që Vuçiç haptazi të quhet tradhtar pasi dihet simpatia e tij e madhe ndaj Rusisë, transmeton lajmi.net.

Është e rëndësishme të theksohet se në inaugurimin e Vuçiçit president të Serbisë të pranishëm ishin përfaqësues rusë, zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Bordit ‘Rusia e Bashkuar’, Sergei Zeleznjak etj. Duhet shtuar se javë më parë për vizitë zyrtare në Beograd ishte edhe kryetari i shtetit Duma Vyacheslav Volvodin i cili uroi Vuçiqin për postin e marrë.

Sipas Bondarjev, prania e këtyre politikanëve të rëndësishëm dëshmon për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë.

Ndërsa Sputniku rus shkruan se Rusia duhet ruajtur marrëdhëniet me Serbinë pasi Aleksandar Vuçiç mund të bëhet politikani me ndikimin më të madh në Ballkan.

Analistët rus e shohin Vuçiçin si tradhtar pasi sipas tyre ka filluar të veproj në mënyrë tejet liberale duke marrë shembull të përfolurën për kryeministre Anne Brnabiç e cila është lesbike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco