Ahmeti, takim sot me liderët e partive parlamentare shqiptare

Ahmeti, takim sot me liderët e partive parlamentare shqiptare

10:20, 28/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ftoi liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në mënyrë që të shqyrtohet implementimi i programit.

Takimi, siç njoftoi BDI, do të mbahet në Shkup në hotelin “Aleksandar Pallas”.

Nga Lëvizja BESA u propozua që takimi të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për shqiptarët për atë' se çka është përfshirë në programin qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe me çfarë dinamike ajo do të zbatohet.

Nga BESA propozojnë që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për projektligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij/Tetovasot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco