Gjuriç: Kurrë s’do të heqim dorë nga Kosova, populli është i vendosur për të luftuar

Gjuriç: Kurrë s’do të heqim dorë nga Kosova, populli është i vendosur për të luftuar

07:51, 28/06/2017
A+ Aa A-

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç nga Graçanica e Kosovës ka porositur se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, transmeton Koha.net.

"Kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën. Ua uroj të gjithëve Vidovdanin. Ky popull është i vendosur për të luftuar”, ka thënë Gjuriç për rts-në në Graçanicë, përcjell b92.

Ai ka thënë po ashtu se kurrë nuk do të pushojë së ndihmuari serbët e Kosovës.

Gjuriç më pas ka shtuar se përfaqësuesit e Beogradit janë të gatshëm për të biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës për shkak të interesave të serbëve në Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco