Familjarët e ‘Monstrës’ të zhgënjyer nga Ali Ahmeti

Familjarët e ‘Monstrës’ të zhgënjyer nga Ali Ahmeti

01:30, 28/06/2017
A+ Aa A-

Familjarët e të dënurave në rastin “Monstra”, të pranishëm në emisionin “Arena” e kanë një adresë të fajësimit. Është Ali Ahmeti, partisë shqiptare që ishte në pushtet kur u dënuan anëtarët e këtyre familjeve. Ata e mbajnë mend Ali Ahmetin dhe zyrtarët e tjerë të BDI-së që në vayhdimësi premtonin se do të bënin të pamundurën për të siguruar gjykim të drejtë. Një kohë edhe kërkonin ekspertë të huaj për të monitoruar procesin. Por, nuk u bë asgjë gjatë kohës kur në pushtet ishtin bashkë me VMRO-në. Tash, kur kanë ndërruar partnerin maqedonas, kanë pak shpresë. Familjari Safet Aziri thotë se kjo përgjegjësi është e madhe për Ali Ahmetin, i cili doli si lider i luftës.

“Ai le ta dijë fortë mirë se e ka pasur meritën e luftës dhe e kanë dashur njerëzit, por tani ai ka ra në fund të pusit. Nuk e di a e sheh veten”, thotë Safet Aziri. Ai thotë se Ali Ahmeti, ka fituar zgjedhje duke folur për patriotizëm e për zgjidhjen e rastit.  Familjari pyet përse mbahen në burg familjarët e tyre kur janë të pafajshëm. “Çfarë institucioni tjetër duhet me u formu për me u ba gjykim i drejtë. Shqiptarët po i trajtojnë si materil i harxhuar, prej si të duash”, thotë Aziri.

Familjari i zhgënjyer thotë se as Ahmeti as askush tjetër nuk mund t’i mbulojë gabimet me meritat e luftës. Thotë se familjarët presin rezultate konkrete. Thotë se gjendja e familjarëve është e rëndë, sidomos e fëmijëve. E kur flet për fëmijët, nuk mund t’I mbajë lotët. Rrëfen për nipin e tij 6-vjeçar, i cili e pyet përse nuk vjen babai i tij në shtëpi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco