Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Khalilzad: Millosheviçi nuk la zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës

Khalilzad: Millosheviçi nuk la zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës

04:47, 27/06/2017
A+ Aa A-

Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad ka thënë se perceptimi i tij për Kosovën ishte zhvilluar në një mënyrë që e kishte bindur atë se plani që po zhvillohej në atë kohë ishte duhur.

Kjo se pavarësia ishte e domosdoshme dhe se njerëzit e Kosovës kishin të drejtë të ishin të pavarur.

Në intervistën ekskluzive për “Zona B” të Klan Kosova Khalilzad ka shpjeguar për kontributin e tij në procesin e mëvetësisë së Kosovës.

“Millosheviçi me atë që kishte bërë të pamundur ndonjë zgjidhje tjetër përpos pavarësisë së Kosovës”, ka pohuar Khalilzad.

“Pavarësia ishte objektivi i vetëm i duhur, natyrisht se kishte sfida për ta bërë këtë”.

Ai ka thënë se kur e kishte marrë rolin e ambasadorit agjenda përcaktohej nga kalendari i takimeve dhe se udhëtimi për në Kosovë qe i planifikuar.

“Unë ose do vija vetë në Kosovë ose të dërgoja zëvendësin tim. Më thanë ta dërgoja dikë pasi isha i ri në këtë punë”.

“Megjithatë vendosa që ishte më e rëndësishme të vija këtu dhe jo të dërgoja dikë tjetër”, ka shtuar ai.

Ai këtë vendim e ka përshkuar si kyç dhe atë e kishte marrë për shkak të marrëdhënieve të mira që kishte pasur me presidentin e atëhershëm të SHBA, George W. Bush.

Më tej Khalilzad ka folur edhe për ndërhyrjet e Rusisë në çështjen e Kosovës.

“Lidershipi i NATO-s nuk e çmonte këtë ndërhyrje të Rusisë dhe frikësoheshin nga precedentët që do krijoheshin në atë kohë”.

“Rusia frikësohej që brenda saj mund të kishte një situatë tjetër”, ka shpjeguar Khalilzad.

Ai ka thënë se kishin theksuar se nuk po mundoheshin të krijonin precedent, pasi situata ishte unike duke marrë parasysh mënyrën që si Milloshqeviqi i kishte trajtuar shqiptarët.

“Këtu kishte filluar procesi me vetësakrificën e kosovarëve për lirinë e tyre dhe kjo kishte krijuar një realitet të ri”, ka vazhduar më tej ai.

Khalilzad ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin, që atë kohë po punonte shumë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Shpreh ngushëllime për vdekjen e Churkin. Ne e dinim që Rusia ishte kundër Kosovës dhe pjesërisht ndërlidhej me lidhjet e fuqishme që Rusia kishte me lidershipin e Serbisë”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco