Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq po i bën thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë shpejt dhe të arrestojnë presidentin aktual serb Aleksandar Vuciq dhe atë të kaluarin Tomislav Nikoliq.
Sanduloviq ka publikuar një video të kriminelit të luftës Vijslav Sheshel teksa përmend emrat e të dyve.
“Dëgjoni fjalët e kriminelit të luftës Vojislav Sheshel, i cili kaloi mbi 12 vjet në Hagë. Së bashku me Sllobodan Millosheviqin, ai ishte organizatori i organizimit dhe pjesëmarrjes së bandave serbe në të gjitha krimet kundër civilëve dhe luftërat që Serbia bëri në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.
Sipas opozitarit serb, Vuciq dhe Nikoliq, që të dy janë kriminelë lufte.“Dëgjoni çfarë thotë dhe kë i ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij në ato krime! Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kush do të përgjigjet pse kriminelët e luftës Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dënojnë menjëherë këta kriminelë lufte”.
Listen to the words of war criminal Vojislav Šešelj, who spent over 12 years in The Hague! Together with Slobodan Milošević, he was the mastermind behind the organization and participation of Serbian gangs in all crimes against civilians and wars that Serbia waged in Croatia,… pic.twitter.com/bU2Px2ULG3
© SYRI.net