Një grabitje e denjë për skenat e filmave hollivudianë është regjistruar në Zagorje të Kroacisë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Rreth orës 03:30 pas mesnate, autorët hodhën në erë bankomatin në Oroslavje në, por duket se plani ka dështuar pasi shpërthimi i ATM-së ka bërë që paratë të shpërndahen në rrugën përreth.
“Së pari, rreth orës 2:50, dëgjova dikë të hipte në makinë. Mendova se ishin fëmijë ose punëtorë të huaj, sepse nuk kuptoja se çfarë po thoshin. Pak më vonë, rreth orës 3:30 është dëgjuar një zhurmë, pasi hajdutët janë larguar. Ishin 3-4 të tillë, njëri ishte roje, unë dhe fqinjët shikonim nga dritarja”, ka treguar një dëshmitar okular për portalin Zagorje International.
Ndërkohë, fotot nga vendngjarja u bënë virale pasi u publikuan në Facebook nga policia.
Paratë që përfunduan në rrugë ishin të mbrojtura kimikisht. Ky është një sistem sigurie që aktivizohet në rast grabitje të një bankomati dhe kartëmonedhat lyhen me ngjyra duke u bërë automatikisht të papërdorshme.
© SYRI.net