VIDEO/ Rikthehet tensioni në Mitrovicë, Isufi: Qytetarët e duan hapjen e urës së Ibrit

17:34, 09/08/2024
A+ Aa A-

Venhar Isufi, gazetar i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, komentoi situatën e tensionuar në Mitrovicë, ku shkak është bërë hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë.

Isufi u shpreh se qytetarët e duan dhe e mbështesin hapjen e urës, për shkak të fasiliteteve që ajo ofron.

Nëse shkojmë dhe e shofim gjendjen faktike tek qytetarët të cilët nuk bien pre e propagandave të cilat egzistojnë në pjesën veriore të Kosovës, sidomos në 4 komunat veriore, shohim se përveç atyre 500 ose 600 personave që kanë protestuar nga thirrja e listës serbe para disa ditësh, në sheshin e Mitrovicës së veriut, të gjithë të tjerët janë të pajtimit për tu hapur ura e Ibrit në Motrovicë.

Urë e cila lidh jugun dhe veriun sepse siç e dimë ne, ka 20 e ca vite që kjo urë vazhdon të mbetet e mbyllur ndonëse ajo është e qarkullueshme çdo ditë nga qytetarët, qofte nga komuniteti serb ashtu edhe nga shqiptarët sepse shqiptarët e jugut të Mitrovicës, frekuentojnë veriun edhe për të kryer shërbime të tjera, sepse në pjesën veriore të Kosovës ka në fakt lokale në të cilat kryhen shërbime për barna apo gjëra të ndryshme, të cilat kushtojnë më pak.

Pastaj ka dhe serb të cilët vijnë në pjesën jugore për të kryer shërbime qoftë administrative apo nevoja të ngjashme. Pra kjo është një gjendje tepër normale!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco