Greqia “pushtohet” nga zjarret/ Dhjetëra vatra gjatë orëve të fundit, një i vdekur

Greqia “pushtohet” nga zjarret/ Dhjetëra vatra gjatë orëve të fundit, një i vdekur

15:17, 22/06/2024
A+ Aa A-

Greqia po lufton me disa dhjetëra vatra zjarresh që kanë shpërthyer në mbarë vendin, sidomos në zonat jugore. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim pasi flakët janë përhapur pranë banesave.

Një 55-vjecar humbi jetën të premten. Ai mori plagë të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Rreth 120 zjarrfikës, u dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit. Banorëve të disa fshatrave në zonat e prekura nga zjarri iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa përdorën kova të vogla për të ndihmuar në shuarjen e zjarri

“Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar ato,” mes erërave deri në 120 km ne ore tha zëdhënësi i brigadës greke. Në total 45 vatra shpërthyen brenda disa orëve.

Zjarret e fuqishme janë të zakonshme në vendin fqinj, por ato janë bërë më shkatërruese pasi sezonet verore janë bërë më të nxehta, më të thata dhe me erëra te forta, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco