Maqedoni/ Gjarpri pickon të burgosurin

Maqedoni/ Gjarpri pickon të burgosurin

16:22, 21/06/2024
A+ Aa A-
Shërbimet emergjente mjekësore në Shkup kanë regjistruar këtë sezon rastin e parë të pickimit nga gjarpri. Ky rast është raportuar të martën nga një i burgosur në Idrizovë. I lënduari është dërguar me urgjencë në Klinikën Infektive të Shkupit, ku akoma po mbahet nën vëzhgim nga bluzat e bardha. Qendra e Maqedonisë së Veriut për menaxhimin me krizat informon në mënyrë të rregullt për paraqitjen e gjarpërinjve nëpër vendbanime dhe rekomandon qytetarët të lëvizin me kujdes, sidomos në natyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco