Aksident mes një autobusi dhe një makine në Greqi, humbin jetën katër persona

Aksident mes një autobusi dhe një makine në Greqi, humbin jetën katër persona

13:41, 16/06/2024
A+ Aa A-

Katër persona kanë humbur jetën, kur një autobus dhe një makinë u përplasën në një rrugë rurale në Xanthi në provincën greke.

Sipas mediave të atjeshme, makina po udhëtonte nga Xantih drejt Kavalas, kur në rrethana të panjohura u fut në korsinë e kundërt dhe u përplas me makinën.

Si pasojë e përplasjes, vetura është shkatërruar plotësisht, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga makina trupa e katër viktimave, kurse pasagjeri i pesë është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Viktimat ishin, dy gra dhe dy burra të moshës 20 deri në 25-vjet, që mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes.

E autobusi që u përplas me makinen, po transportonte punonjësit e një biznesi në atë zonë, ku brenda këtij mjeti transportues mbetën të lënduar gjashtë persona. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco