I veshur si ushtar i UÇK! Tifozi shqiptar shqetëson mediat serbe: Ofendim, po na provojnë...

I veshur si ushtar i UÇK! Tifozi shqiptar shqetëson mediat serbe: Ofendim, po na provojnë...

11:33, 16/06/2024
A+ Aa A-

Teksa shqiptarët shijojnë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian të Futbollit, mediat fqinje shikojnë me lupë çdo lëvizje të kuqezinjve. Konkretisht media serbe "Kurir" ka pikasur një tifoz me veshje të veçantë në stadiumin e Dortmundit, atje ku shqiptarët ishin mbledhur për të parë ndeshjen me Italinë. Shqiptari ishte veshur si një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shqetësuar serbët.

Menjëherë ata kanë nisur me pikëpyetjet.

"A do të reagojë UEFA për këtë? A do të ketë gjoba, pezullime apo diçka të ngjashme? Jemi në pritje të një reagimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi kur gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi ka pasur ofendime në bazë kombëtare, ndaj të dyja skuadrat janë dënuar. Më pas, përveç dënimit financiar, “shqiponjave” iu desh të luanin një ndeshje pa publik kundër Bullgarisë... Shqiptarët mbanin simbolet e lartpërmendura të UÇK-së brenda dhe përreth stadiumit dhe nuk ishte e gjitha. Kishin edhe flamuj mbi të cilët theksonin “Shqipëria e Madhe”, bënin gjithçka me qëllim provokimi...,"-shkruajnë mediat serbe. 

Mirëpo deri më tani, pavarësisht ankesave të tyre, nga ana e UEFA-s nuk ka asnjë reagim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco