Diplomati kroat: Kosova ka hyrë tashmë në rrugën drejt NATO-s, partner i besueshëm

Diplomati kroat: Kosova ka hyrë tashmë në rrugën drejt NATO-s, partner i besueshëm

12:34, 29/05/2024
A+ Aa A-

Ish-deputeti kroat Ante Bačić, i cili ka lobuar për Kosovën në Asamblenë e Natos, deklaron se Kosova kaloi vështirësinë më të madhe, anëtarësimin, dhe tani po hyn në rrugën euroatlantike. I ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, Bačić shprehet se siguria në rajon është marrë seriozisht nga të gjitha vendet anëtare në NATO, duke i dhënë Kosovës statusin e partnerit të asociuar të NATO-s.

Ai shtoi se vendet kryesore të NATO-s votuan pro-Kosovës pasi e konsiderojnë një aleat të besueshëm.https://ads.euronews.al/www/delivery/lg.php?bannerid=9&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fdiplomati-kroat-kosova-ka-hyre-tashme-ne-rrugen-drejt-nato-s-partner-i-besueshem%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews.al%2F&cb=1c586866e3

“Mendoj se të gjitha vendet e NATO-s, në asamblenë parlamentare e marrin seriozisht situatën e sigurisë në rajon. Natyrisht Kosova ka problemin me shtetet që nuk e njohin akoma atë. Natyrisht ka pasur kundërshtime për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nga vende të caktuara por mendoj që Kosova është në rrugën e duhur, dhe pengesa kryesore ishte pikërisht anëtarësimi. Kjo tregon se ne mund t’i bindim homologët e vendeve të tjera se Kosova ka hyrë tashmë në rrugën euroatlantike, se është një aleat i besueshëm, për këtë arsye vendet kryesore të NATO-s votuan pro anëtarësimit të Kosovës në NATO” tha ai.

I pyetur se kush ishte delegacioni më i vështirë për të mbështetur Kosovën, Bačić shprehet për Euroneës se përveç Serbisë që nuk ka të drejtën e votës, asnjë shtet nuk është plotësisht kundër Kosovës.

“Serbia nuk është problem sepse delegatët e Serbisë në asamblenë e NATO-s nuk kanë të drejtën e votës, ndaj kroatët e morën misionin e tyre për të votuar pro Kosovës. Nuk mendoj se ka vende shumë të vështira që janë shumë kundër Kosovës. Ndaj doja të shtoja që anëtarësimi i Kosovës në NATO është diçka madhështore” përfundoi Bačić.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco