Policia greke i druhet dhunës, 6 mijë forca në rrugë para finales së Conference League

Policia greke i druhet dhunës, 6 mijë forca në rrugë para finales së Conference League

09:22, 29/05/2024
A+ Aa A-

6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e Conference League-s mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës.

Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër.

Policia greke nuk shqetësohet vetëm nga rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.

Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh.

Në fakt, Olympiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futet me ngjyra të tjera përveç vjollcës dhe kuqebardhës së Olympiacosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco