VIDEO/ 2 milionë euro ‘mall’ në portin e Pireut, ja ku ishte fshehur 46 kg kokainë

VIDEO/ 2 milionë euro ‘mall’ në portin e Pireut, ja ku ishte fshehur 46 kg kokainë

17:53, 28/05/2024
A+ Aa A-

Pas dy ngarkesave me 210 dhe 109 kg kokainë të kapur javën e kaluar në Portin e Pireut në Greqi, një tjetër ngarkesë është kapur sot. Kontrollet e plota nga inspektorët doganorë të Inland Revenue çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e 46 kg 445 gram kokainë të fshehur me kujdes në një konteiner frigoriferik me banane.

Pas kryerjes së një analize të rrezikut lokal, nga dogana e 3-të e Pireut u sekuestrua një kontenier i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun. Në kontrollin fizik u gjetën 40 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë bruto 46 kg 445 gramë, të cilat u konfiskuan.

Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në 2.000.000 euro.

Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco