Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

Emrat e ministrave shqiptarë në qeverinë e re të Maqedonisë

Emrat e ministrave shqiptarë në qeverinë e re të Maqedonisë

17:51, 28/05/2024
A+ Aa A-

Orët e fundit të së hënës është vendosur përfundimisht se opozita shqiptare në Maqedoni, koalicioni VLEN, do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar, duke kaluar BDI-në e Ali Ahmetit në opozitë.

Në zgjedhjet e 8 majit VMRO-DPMNE ka siguruar 58 deputetë (nga 120 gjithsej), Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja, 18 deputetë, po aq sa partia që ndejti 7 vite në pushtet, Lidhja Social Demokrate, ndërsa koalicioni VLEN 14.

Pas konfirmimit të aleancës së re krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami (I katerti nga e majta ne te djathte ne foto) që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi (i pari majtas) sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie. Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo të mbajë funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik. Gashi 47 vjeç, i njohur më parë si publicist, ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.

Një tjetër nga krerët e koalicionit VLEN, ish kandidati për president dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari (ne mes) pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës. Taravari, me profesion mjek, rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit.

Kryetari i LD-së, i cili u shkëput me bujë nga BDI e Ali Ahmetit, Izet Mexhiti (i dyti) po ashtu pritet lërë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

Këtë të martë, 28 maj, ka nisur seanca e parë e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej dhjetë ditësh presidentja e porsa zgjedhur, Gordana Silanovska-Davkova pritet të dekretojë kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN, pothuajse i kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët do të kenë deri 6 ministra, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti me 6 deputetë që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.

Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco