Seancë për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut - Drejtohet nga shqiptarja, Merita Koxhaxhiku

Seancë për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut - Drejtohet nga shqiptarja, Merita Koxhaxhiku

16:10, 28/05/2024
A+ Aa A-

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut u mblodh të martën në seancën e parë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Seancën e drejton ligjvënësja Merita Koxhaxhiku e koalicionit ‘Vlen’ si deputetja më e vjetër në moshë.

Sipas marrëveshjes në mes të partisë fituese në zgjedhje VMRO-DPMNE dhe koalicionit Vlen, kryetar i parlamentit do të jetë Afrim Gashi i partisë Alternativa, pjesë e këtij koalicionit të partive shqiptare.

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski u tha gazetarëve para seancës, se pret që zoti Gashi të marrë mbështetjen e duhur për postin e kryetarit të parlamentit.

Zoti Gashi dha dorëheqjen nga kreu i partisë Alternativa, pasi kryetari i parlamentit nuk mund të jetë edhe kryetar i një partie politike.

Parlamenti, pas një dikutimi të shkurtër bëri verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj; Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, hoqi dorë nga mandati i deputetit për të vazhduar detyrën e kryetarit të Komunës së Tetovës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të njoftojë tani parlamentin se kush nga koalicioni Vlen do të të marrë mandatin e deputetit në vend të tij.

Seanca e konstituimit të parlamentit, sipas rregullave mund të zgjasë deri në tre ditë, kur duhet të zgjidhet kryetari i këtij institucioni. VMRO-DPMNE ka 58 ligjvënës dhe me 14 ligjvënësit e alencës "Vlen” formojnë një shumicë të qëndrueshme në parlamentin prej 120 vendesh.

Shumicës së re parlamentare mund t’i bashkohet partia “Znam” e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Zyrtarët e VMRO-së dhe të “Znam”-it po bisedojnë për bashkimin e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Ajo ka gjashtë deputetë dhe në rast të hyrjes në qeveri, shumica e re parlamentare do të kishte 78 ligjvënës, dy më pak se dy-të-tretat.

Bashkimi Demokratik për Integrim pas mbi 20 vjetësh në pushtet kalon në opozitë. BDI vazhdon të pretendojë se si partia që ka siguruar shumicën e votave të shqiptareve, duhet të ishte ajo pjesë e kioalicionit qweverisës. Ndërkohë, Lidhjen Social Demokrate, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të para tre javëve, e presin sfida të reja. Ajo pritet të ketë një kryetar të ri pas dorëhejes së zotit Dimitar Kovaçevski./voa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco