VLEN: Marrëveshje me VMRO që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të parlamentit Në qendër të fotos, Afrim Gashi, kryetar i 'Alternativa'

VLEN: Marrëveshje me VMRO që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të parlamentit

14:36, 28/05/2024
A+ Aa A-

Shkup, Maqedoni e Veriut – Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në që të propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit.

Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.

Nga koalicioni thanë se “grupet punuese të VLEN, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe, VMRO DPMNE si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë, me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për fazën e dytë dhe të tretë.

Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, njoftoi TV21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco