Beograd/ Rrihet për vdekje nga huliganët vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës

Beograd/ Rrihet për vdekje nga huliganët vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës

10:14, 27/05/2024
A+ Aa A-

Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur ditën e djeshme në Beograd. Siç raportojnë mediat serbe, 40-vjeçari është rrahur për vdekje në një park të kryeqytetit në Vozhdovac.

Mijatovic u sulmua nga dy të rinj, të cilët janë në kërkim nga policia. Mësohet se Mijatovivç ka qenë me djalin e tij në parkun e fëmijëve, i cili është ankuar tek i ati se po e ngacmonin dy të rinj.

Më pas tek ata ka shkuar Mijatoviç dhe është dhunuar prej tyre. 40-vjeçari shkoi në spital pa shenja jete, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Vëllai i Gjorgje Mijatoviç, Vojini është nënkryetar i qeverisë federale të Bosnje Hercegovinës dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit dhe Sipërmarrjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco