Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e dymbëdhjetë para bashkisë Tiranë për largimin e Veliaj

Tjetër provokim për Greqinë, Mickoski e quan shtetin e tij ‘Maqedoni’

Tjetër provokim për Greqinë, Mickoski e quan shtetin e tij ‘Maqedoni’

20:18, 22/05/2024
A+ Aa A-

 

Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit ‘Maqedoni’.

Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut.

 ‘Sot, së bashku me zëvendëspresidentin Timco Mucunski, patëm një takim me ambasadorin austriak Martin LPammer. Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën ekonomike do të promovohen dhe inkurajohen edhe më tej në periudhën e ardhshme’, shkruan ai.

Kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco