Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Ka ndodhur një tërmet, do I ndjeni dridhjet në 8 maj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Ka ndodhur një tërmet, do I ndjeni dridhjet në 8 maj

19:48, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit në MAqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se garantojnë se vota e secilit do të jetë e sigurtë.

 “Jemi këtu dhe do të garantojmë se vota e secilit do të jetë e sigurtë. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket”, ka theksuar Taravari.

Taravri, kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, theksoi se ka ndodhur një tërmet, që dëshmohet me pjesëmarrjen e madhe të votuesve, ndërsa sipas tij më 8 maj do të ndihen dridhjet.

“Jemi te lumtur që kemi fituar votën e shqiptarëve. Ndryshimi ndodhet Brenda kutive të votimit. Këtë e dëshmon edhe jehona e madhe e votuesve. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen e madhe, ndërsa dridhjet e mëdha do të jenë më 8 maj, në zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco