Lajmi i fundit

FOTO EKSKLUZIVE/ Këto janë 2 nga tre dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi

Xhaferi: Mbështetja e agresionit rus nga vendet e rajonit, e sjellë Ballkanin në situata jo të favorshme

Xhaferi: Mbështetja e agresionit rus nga vendet e rajonit, e sjellë Ballkanin në situata jo të favorshme

08:32, 22/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka konsideruar se mos mbështetja e sanksioneve kundër agresionit rus në Ukrainë, nga disa vende të rajonit mund të sjell Ballkanin në situata jo të favorshme.

Sipas tij, kjo për faktin që rajoni, në këtë rast Ballkani Perëndimor, historikisht ka qenë i lënduar në situata të caktuara.

Për këtë kryeministri Xhaferi, ka theksuar se është e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë qëndrimet e tyre duke kundërshtuar agresionet që destabilizojnë rajonin.

“Nuk është çështje që mund ta them unë, ta konstatoj se sa është e rrezikuar, ajo është çështje e ndërlidhur. Parimi i enëve të ndërlidhura vlen edhe këtu, për faktin që nëse në rajon një vend nuk mbështeten sanksionet kundrejt Federatës ruse dhe nuk deklarohet kundër agresionit rus në Ukrainën. Nuk ka qëndrim të caktuar kundrejt raporteve në lindje të mesme, nuk do mend që rajoni jonë edhe historikisht është rajon fragjil, do të thotë i lënduar në situata të caktuara”, ka thënë ai.

Xhaferi ka kërkuar që vendet duhet të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuara në rregullimin e raporteve për ti tejkaluar situata të cilat mund ta sjellin në rrezik rajonin.

Ai ka theksuar se çdo vend duhet që t’i jap përparësi dialogut e diskutimeve.

“Nga kjo buron që ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm, të kujdesshëm dhe të angazhuar në rregullimin e raporteve tona dhe në tejkalimin e situatave të mundshme që të japim përparësi dialogut, mirëbesimit, diskutimit përparësi gjithnjë do të thotë bisedimeve para çdo elementi tjetër. Por gjithsesi çdo linjë duhet bërë përpjekjet e veta dhe vlerësimet e veta për atë se si është se çka është situata”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco