Ushtria serbe mban stërvitjen ushtarake: Kemi lajmëruar dhe KFOR-in

Ushtria serbe mban stërvitjen ushtarake: Kemi lajmëruar dhe KFOR-in

10:01, 19/04/2024
A+ Aa A-

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç tha se mbi 2000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Vihor 2024” në Pešter.

Gjatë stërvitjes pritet të prezantohen dronët e rinj, mjete ajrore pa pilot, tanke dhe mjete të blinduara të modernizuara.

“Në atë stërvitje do të shfaqen mbi 500 armë, gjithçka që përbën armatimin dhe pajisjet ushtarake të Ushtrisë Serbe. Nga ky numër do të prezantohen më shumë se 270 sistemet më komplekse dhe më të vlefshme, më të thella të armëve – tha ai.

Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, në stërvitjen e sotme të Forcave të Armatosura të Serbisë “VIHOR 2024” në terrenin stërvitor në Peshter do të marrë pjesë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Kjo është një stërvitje vjetore e zhvilluar nga Ushtria e Serbisë dhe për përgatitjet është njoftuar KFOR”, thuhet në njoftim.

Në deklaratën e misionit të NATO-s theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i gjithashtu vazhdon të monitorojë të gjitha zhvillimet relevante të sigurisë që mund të ndikojnë në sigurinë e vazhdueshme dhe stabilitetin rajonal të Kosovës dhe mban një prani të dukshme, fleksibël dhe të adaptueshme në terren për t’u marrë me të gjitha rastet, në përputhje me mandatin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco