Kosova, pjesë e operacionit Interflex në rekrutimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Kosova, pjesë e operacionit Interflex në rekrutimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

16:59, 18/04/2024
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin e 12 vendeve boterore edhe Kosova benë pjese ne rekrutimin e ukrianesave për luftë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar shebrimeve britanike.

Mesohe tse ky rekurtim i ushatreve ukainas zhvillonet permes disa fazave nga ushtaret e huaj boterore, pèerfishe ketu edhe ata nga Kosova. I pari operacion quhej Orbital, e ekzekutohej në territorin e Ukrainës pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014.

I dyti operacion i Mbretërisë së Bashkuar përmes së cilit stërviten ushtarët ukrainas, quhet Interflex, dhe zhvillohet në territorin e monarkisë

“Mbretëria e Bashkuar dhe 12 vende partnere po bashkohen për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve. Operacioni Interflex me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka trajnuar më shumë se 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë”, thotë Ministria e Mbrojtjes, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Operacioni “Interflex” realizohet në partneritet me Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Holandën, Suedinë, Finlandën, Estoninë, Lituaninë, Kosovën, Rumaninë, Australinë dhe Zelandën e Re.

“Trajnimi u mundësoi rekrutëve të fitonin aftësi për shpëtimin e jetës dhe teknika të gatishmërisë luftarake”, vazhdon Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Përmes këtij zbarkimi më të rëndësishëm deri tash të Forcës, testohen kapacitetet shtetërore e operacionale si dhe kapacitetet trajnuese të instruktorëve të FSK-së.

Pjesëmarrja në Interflex, për t’i mësuar ushtarët e Ukrainës si luftohet, do t’i kushtojë shtetit mbi 250 mijë euro, operacion i cili zgjat 6 muaj.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar trajnime në kuadër të këtij operacioni edhe për deminim, si dhe do t’i dërgojë Ukrainës edhe automjete të cilat i ka premtuar në takimin e Grupit të Kontaktit./ Lecanton27

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco