Lajmi i fundit

Gardisti shkon i plagosur në spital, nisin hetimet

Kërcënohet me vdekje në Serbi ambasadori amerikan Christopher Hill: ‘Të ngulet në hu’

Kërcënohet me vdekje në Serbi ambasadori amerikan Christopher Hill: ‘Të ngulet në hu’

14:10, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kërcënime me vdekje për ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill dhe profesorin e Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq, janë shfaqur në rrjetet sociale, pas vizitës së djeshme të ambasadorit në Fakultetin Filozofik.

Siç raporton portali “Autonomia” nga Novi Sadi, në rrjetet sociale thuhet “Plumb për të dy” dhe “Të dy të ngulen në hu”.

Fakulteti Filozofik njoftoi se ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka vizituar Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias, ku foli me dekanin Ivan Zhivançeviq Sekerush dhe prodekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zoran Paunoviq, pas së cilës vizitoi studion televizive multimediale, e cila u ndërtua me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Serbi.

Shtohet se ambasadori Hill ka folur me ligjërues dhe studentë për gjendjen në Serbi në lidhje me lirinë e mediave dhe kërcënimet e gazetarëve, profesorëve dhe studentëve në Novi Sad.

Për këtë temë, ambasadori Hill foli ndaras në fakultet me Dinko Gruhonjiqin nga Departamenti i Studimeve të Medias të Fakultetit Filozofik, i cili kohëve të fundit ishte shënjestër e kërcënimeve, e që më pas ka dhënë edhe një intervistë për ueb-faqen studentor “University Echo”, krijimi i të cilit u ndihmua gjithashtu nga Ambasada e SHBA në Serbi.

Parlamenti Studentor i Fakultetit Filozofik ka paraqitur një ankesë kundër profesorit Gruhonjiq për gjoja “gjuhë urrejtjes në Komisionin e Etikës të Fakultetit”.

Gruhonjiq u akuzua për “gjuhën e urrejtjes” në bazë të një video të montuar nga forumi në Dubrovnik të një viti më parë, ku ai dyshohet se ka lavdëruar një kriminel lufte nga Lufta e Dytë Botërore (Dinko Shakiq), e çka profesori e mohoi me këmbëngulje  dhe kujtoi se ai gjithë karrierën e tij si gazetar dhe profesor e kaloi si luftëtar i vazhdueshëm kundër nacionalizmit dhe kundër glorifikimit të politikës së krimeve të luftës në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco