Greqia blindon ushtrinë me F-35, Mitsotakis: Nuk do t'i japim F-16 Ukrainës, i duam për sigurinë tonë

Greqia blindon ushtrinë me F-35, Mitsotakis: Nuk do t'i japim F-16 Ukrainës, i duam për sigurinë tonë

11:28, 16/04/2024
A+ Aa A-

Shteti grek nuk është i gatshëm që t’i japë Ukrainës avionët luftarak F-16. Kështu është shprehur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për mediat polake. Avancimi i forcave ruse në Ukrainë dhe marrëdhëniet shpesh herë të tensionuara me Turqinë, e kanë futur Athinën zyrtare në një kurs riarmatimi. 

“Dua të sqaroj se ne nuk jemi gati të transferojmë avionët F-16 në Ukrainë. Ky informacion u shfaq në media, por nuk është i vërtetë. Dua të theksoj se ne kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën. Unë personalisht vizitova Ukrainën, isha në Odessa. U angazhova të vazhdoj të mbështes Ukrainën me maksimumin e aftësive tona, pa kompromentuar aftësinë tonë për t'u mbrojtur sepse edhe ne jetojmë në një pjesë të komplikuar të botës”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Greqia është e shqetësuar për sigurinë e saj, theksoi Mitsotakis, si rrjedhojë ka shpallur një projekt ambicioz për fuqizimin e ushtrisë greke me armatime moderne, ku përfshihen avionët luftarak F-35 dhe Rafalet, me të cilët pritet të pajiset edhe Serbia: “Ne po modernizojmë avionët tanë F-16. Kemi blerë tashmë avionët Rafale franceze dhe së shpejti do të bëjmë porosinë tonë të parë për bombarduesit e fundit F-35. Ne e bëjmë këtë pikërisht sepse duam të sigurohemi që Greqia të ketë fuqi frenuese”.

Greqia ka lidhje historike dhe fetare me Rusinë, por kjo nuk e ka penguar shtetin fqinj që të rreshtohet përkrah vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian për të dënuar sulmin rus dhe njëkohësisht t’i vendosë sanksione Kremlinit. Mitsotakis i kujton Europës se Greqia dhe qeveria që ai drejton është kundër regjimit që drejton Rusinë.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco