Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Të shtënat me armë në Selanik/ Dalin pamjet, momenti kur 31-vjeçari qëllon drejt lokalit

Të shtënat me armë në Selanik/ Dalin pamjet, momenti kur 31-vjeçari qëllon drejt lokalit

09:28, 16/04/2024
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar videot nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e të shtunës, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

E gjitha ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali nate ku kishte edhe qytetarë.

Bëhet fjalë për një 31 vjeçar i cili kishte shkuar në lokal së bashku me dy persona të tjerë, 26 dhe 41 vjeçar. Pas një debati me punonjësin njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Më pas, 31-vjeçari së bashku me 41-vjeçarin e kanë fshehur armën në një zonë me shkurre, e cila është gjetur nga policia, ndërsa kanë shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit ku ndodheshin dhe janë arrestuar

Në kontrollin e kryer në shtëpinë në fjalë në një zonë të Selanikut lindor, u gjet dhe u konfiskua 1 pistoletë dhe një sasi e vogël kanabis.

VIDEO:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco