Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Sulm me tritol në Greqi/ Tronditet qyteti nga një shpërthim i fuqishëm në një lokal nate

Sulm me tritol në Greqi/ Tronditet qyteti nga një shpërthim i fuqishëm në një lokal nate

08:40, 16/04/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në orën 11.30 jashtë klubit të natës “Premiera” në rrugën Pagason në Volos.

Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë lokalit të natës Premiera, i cili është mbyllur.

Qendra vetëm 15 orë më parë funksiononte normalisht në prani të një numri të madh klientësh. Zjarrfikësit nga Larisa janë thirrur dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia po heton zonën përreth për mbledhjen e provave. Po ashtu do të shqyrtohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Dyqane, banesa dhe biznese që ndodhen në një rreze të shkurtër nga Premiera plot me klube nate live kanë pësuar dëme të rënda materiale.

TheNewspaper.gr regjistroi dëmin e pësuar nga bizneset ngjitur me lokalin. Vitrinat e dyqaneve janë thyer nga vala e fortë goditëse, ndërsa vlen të theksohet se zhurma e shpërthimit është dëgjuar në të gjithë Volosin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco