Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Ish-kryeprokurorit special në Mal të Zi iu gjetën makina luksoze dhe armatim’

‘Ish-kryeprokurorit special në Mal të Zi iu gjetën makina luksoze dhe armatim’

10:00, 15/04/2024
A+ Aa A-

Lajmi i arrestimit të ish-kryeprokurorit special të Malit të Zi, Milivoje Katniç, ka bërë shumë bujë në mbarë rajonin.

Ai ishte akuzuar se kishte përndjekur opozitën e këtij vendi gjatë kohës kur kryente detyrën.

Ndërsa kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha se Mali i Zi e arrestoi Altin Dumanin e tij, duke shtuar se edhe Dumani ka kryer krime.

Bashkë me Katniç, në Mal të Zi u arrestua edhe ish-zyrtari i lartë policor, Zoran Lazoviç.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviç tha se janë bastisur të paktën tetë lokacione në kuadër të operacionit për arrestimin e tyre.

Sipas tij, policia ka gjetur makina të shtrenjta, disa armë dhe dokumente të ndryshme që mund të jenë të dobishme për hetimin.

Mes të tjerash, dyshohet se dy të arrestuar kanë ndihmuar kriminelin famëkeq serb, Veljko Belivuk.

Ky i fundit njihet si njeri i afërt i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco