Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik

Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik

09:00, 10/04/2024
A+ Aa A-

Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.

Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.

Që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje mbërrin një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar tej mase. Oficerë policie qëndronin në hyrje të xhamisë duke kryer edhe kontrolle mes besimtarëve.

Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.

Namazi, i cili përfundoi pas gjysmë ore, u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco