Kosova përfaqësohet në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë nga Vjosa Osmani

Kosova përfaqësohet në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë nga Vjosa Osmani

13:46, 26/02/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, tha Kupina.

Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco